VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e parë në Arabinë Saudite

VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e parë në Arabinë Saudite

22:26, 11/10/2022

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës, në kampionatin e Arabisë Saudite.

Kavajasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e barazimit në minutën 90+2’ me fanellën e skuadrës së Al Khalej, në duelin ndaj Al-Fateh, i cili rezultoi dramatik.

Miqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-2, falë golit të realizuar në minutën 90+11’.

Gjyqtari kishte akorduar plot 10 minuta shtesë, teksa në frymën e fundit erdhi dhe goli i fitores për Al-Fateh.

Skuadra e Cikalleshit po kalon një moment të vështirë në kampionat, duke u renditur në vendin e 14-të me 4 pikë në 7 ndeshje. Vetëm 3 gola të shënuar dhe 11 të pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco