Van Basten nuk i kursen kritikat për Neymar: Është një qaraman i vërtetë

Van Basten nuk i kursen kritikat për Neymar: Është një qaraman i vërtetë

18:29, 11/10/2022

Ish-sulmuesi i kombëtares holandeze dhe Milanit, 3 herë fitues i “Topit të Artë”, Marco Van Basten, ka kritikuar haptazi sjelljen e sulmuesit të PSG dhe kombëtares braziliane Neymar, në fushën e lojës.

Neymar është kritikuar shpesh si një futbollist që simulon, por ndërkohë Van Basten e rëndon dozën e akuzave pa u kursyer teksa shprehet: “Neymar është një qaraman i vërtetë. Ai i provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët. Fillimisht është vetë ai që kryen faull ndaj dikujt, pastaj bën gjoja sikur është ai viktima. Nuk mund ta prekësh. Në fakt do të duartrokisja nëse dikush do të merrej seriozisht me të, duke qenë se është një lojtar i pakëndshëm”.

Kritika të drejtpërdrejta nga Van Basten që vijnë për Neymar para një misioni të rëndësishëm, Kupës së Botës, ku natyrisht ylli i PSG do ta synojë fitimin e trofeut me Brazilin.

Neymar ka shënuar 11 gola duke dhënë edhe 9 asiste për PSG në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco