Suarez zgjedh ekipin e ri, do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Barça

Suarez zgjedh ekipin e ri, do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Barça

12:02, 05/10/2022

 

E ardhmja e Luis Suarez do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E konfirmon “RAC1”, që informon se lojtari uruguaian do të nënshkruajë për Los Angeles Galaxy pasi të përfundojë Botërori i ardhshëm në Katar. Ish-sulmuesi i Barçës, i cili ka kontratë me Nacional deri në nëntor, kur fillon Botërori, do t’i bashkohet ekipit kalifornian për sezoni e vitit 2023.

Në moshën 35-vjeçare, Luis Suarez duket ende në formë dhe do të kalojë vitet e tij të fundit si profesionist në Los Angeles Galaxy, ku do të takojë një të njohur të vjetër në dhomën e zhveshjes së Barçës. Ky është Riqui Puig, i cili u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco