Mediat po 'gumëzhojnë' për të ardhmen e Messit dhe klubin e ri, mikesha e sulmuesit argjentinas i vë 'vulën'

Mediat po 'gumëzhojnë' për të ardhmen e Messit dhe klubin e ri, mikesha e sulmuesit argjentinas i vë 'vulën'

18:49, 04/10/2022

Futbollisti argjentinas Lionel Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në vitin 2023, jo tani, raporton Fabrizio Romano.

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021 dhe u transferua te klubi parizian me të cilin nënshkroi kontratë dyvjeçare, me opsion edhe për një vit, por tashmë është bërë aktuale historia për të ardhmen e tij dhe se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Mediat spanjolle bënë të ditur se Barcelona është duke përgatitur një plan për ta rikthyer Messin në klub në vitin 2023, por edhe mediat franceze shkruajnë se PSG po përgatit një kontratë të re për Messin dhe se duan ta mbajnë atë në radhët e tyre me çdo kusht.

Image

Romano thekson se Barcelona tashmë është duke diskutuar nga brenda për rikthimin e Messit në klub, por gjithashtu shton se PSG tashmë është duke menduar për vazhdimin e kontratës, duke konfirmuar kështu zërat si të mediave spanjolle ashtu edhe atyre franceze.

Kampi i Messit pretendon se ende nuk është marrë një vendim dhe se nuk ka indikacione se diçka do të vendoset para vitit 2023.

Mirëpo mikesha e Lionel Messit, Veronica Brunati, ka bërë një postim në “Twitter” që ka marrë vëmendjen e madhe të mediave.

Ajo ka shkruar: “1 korrik 2023, Lionel Messi do të jetë një lojtar i Barçës”.

Në këtë sezon, Messi luajti gjithsej 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar tetë asistime.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco