Te Tirana nuk gjejnë qetësi, pas orarit tashmë ndryshojnë stadium për sfidën me Laçin

Te Tirana nuk gjejnë qetësi, pas orarit tashmë ndryshojnë stadium për sfidën me Laçin

11:18, 04/10/2022

Te skuadra e Tiranës nuk po gjejnë qetësi sa i takon zhvillimit të ndeshjes me Laçin, e cila është e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit shqiptar, që do të luhet ditën e premte.

 

Ishte parashikuar që kjo ndeshje të luhej ditën e premte në “Selman Stërmasi”, duke nisur që nga ora 15:00, por orari ndryshoi duke u shtyrë për në orën 17:45 për t’u luajtur nën dritën e prozhektorëve në të njëjtin stadium.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ndryshimi i orarit, tashmë bardheblutë kanë ndryshuar edhe stadiumin, teksa sfida me kurbinasit nuk do të luhet në “Selman Stërmasi” siç ishte programuar, por do të zhvendoset në “Air Albania”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco