Klubi i Premier League shkarkon trajnerin portugez

Klubi i Premier League shkarkon trajnerin portugez

11:50, 03/10/2022

Bruno Lage nuk është më trajner i skuadrës së Wolves.

Fatale për trajnerin portugez ishte humbja në transfertë ndaj West Ham me rezultatin 2-0 dhe gjithashtu edhe starti negativ i sezonit, ku nga 8 ndeshje, kanë grumbulluar 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, duke koleksionuar 6 pikë në vendin e 18-të.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i Premier Ligës me anë të një komunikate në sajtin zyrtar duke njoftuar këtë “divorc” mes palëve.

Image

Detyrën e trajnerit përkohësisht do ta marrë anëtari e stafit Stive Davis, i cili do të drejtojë skuadrën për ndeshjen kundër Chelseat në stadiumin “Stamford Bridge”.

46-vjeçari, Bruno Lage u emërua në krye të pankinës së Wolvesit më 1 korrik 2021, teksa në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet, fitoi 19, barazoi 9 dhe humbi 23.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco