Shfaqje e shëmtuar në 'Air Albania', tifozët e Partizanit godasin portierin Bekaj

Shfaqje e shëmtuar në 'Air Albania', tifozët e Partizanit godasin portierin Bekaj

20:51, 02/10/2022

Partizani dhe Tirana po sfidojnë njëra tjetrën në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit.

Atmosfera në “Air Albania” është elektrizuese, ku deri më tani, Tirana është në avantazh me rezultatin 0:2, dy gola të cilët u shënuan nga Xhixha.

Ndërkohë, portieri i Tiranës, Visar Bekaj goditet në shpatull nga tifozët e Partizanit. Nuk vonon ndihma mjekësore për “gardianin”, e cila vjen menjëherë. Delegatët e ndeshjes bëjnë thirrje që ky rast mos të përsëritet, në të kundërt ndërpritet ndeshja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco