Atletico Madrid shfrytëzon krizën e Sevillas

Atletico Madrid shfrytëzon krizën e Sevillas

20:53, 01/10/2022

Atletico e Madridit i shkakton humbjen e katërt në La Liga Sevillas, që e ka të vështirë të dalë nga kriza e rezultateve të këtij fillim sezoni.

Në “Sanchez Pizjuan” renduan gabimet e skuadrës vendëse, të shfrytëzuara më së miri nga “Los Colchoneros”, që rikthehen të fitojnë në këtë impiant pas më shumë se katër vitesh.

Skuadra e drejtuar nga Simeone realizoi nga një gol në çdo pjesë, duke e administruar me fanatizëm lojën, pa hyrë në aventurë.

Golin e parë e realizoi Llorente, në minutën e 29-të, I shërbyer nga Koke, me këtë të fundit që u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Atleticos së Madridit.

Golin e sigurisë e realizoi Alvaro Morata në të 57-tën, pasi u shërbye nga Mateus Cunha. Asnjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Sevillan që mbetet shumë larg formës së sezonit të kaluar, duke u renditur në pjesën e poshtme të klasifikimit (vetëm 5 pikë), ndërsa Atletico me këtë sukses “harron” disfatën në derbi dhe shkon në kuotën e 13 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco