Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme, spikat dueli Laçi - Kukësi

Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme, spikat dueli Laçi - Kukësi

09:23, 01/10/2022

Java e gjashtë e Kategorisë Superiore vijon ditën e sotme me dy ndeshje të tjera.

 

Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet sfida Laçi-Kukësi.

Të dyja ekipet vijnë nga një moment negativ teksa ndajnë së bashku dy vendet e fundit.

Kurbinasit nuk fitojnë prej katër sfidash radhazi, e fundit në javën e parë ndaj Teutës në shtëpi.

Ndërsa verilindorët nuk e kanë provuar ende shijen e fitores, teksa do të tentojnë sot tre pikët e para në këtë edicion të Superiores.

 

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia”, do të zhvillohet dueli Egnatia-Kastrioti.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës vijnë pas disa rezultateve pozitive dhe do të kërkojnë të ruajnë këtë vazhdimësi, ndërsa krutanët e Emiljano Çelës duan kthesën pas dy ndeshjeve pa fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco