Bayern Munchen shënon 2 gola për 17 minuta ndaj Leverkusen

Bayern Munchen shënon 2 gola për 17 minuta ndaj Leverkusen

21:02, 30/09/2022

Minuta e tretë ka sjellë golin e parë në përballjen Bayern Munchen-Bayer Leverkusen.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët nuk fitojnë prej katër javësh, kaluan në avantazh me anë të Leroy Sane.

26-vjeçari mori një asist nga talenti Musiala dhe dërgoi topin në rrjetën e “Aspirinave”, duke ndezur festën e tifozëve bavarezë në stadiumin “Allianz Arena”.

Skuadra e Julian Nagelsmann nuk u ndal dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 17-të.

Asist i Thomas Muller dhe finalizim i Jamal Musialas, i cili është ngjitur në shifrën e 5 golave në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco