Haaland: Bayerni ishte zgjedhja ime e dytë, kisha pesë klube të tjera që më pëlqyen

Haaland: Bayerni ishte zgjedhja ime e dytë, kisha pesë klube të tjera që më pëlqyen

09:56, 30/09/2022

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland zbuloi detaje interesante lidhur me kalimin në Manchester City dhe si ky klub kishte planifikuar ta sillte në radhët e tij.

Haaland tha se kampioni aktual i Anglisë në futboll e ka pritur nënshkrimin e tij për një vit e gjysmë dhe shpresonte në një shans për ta sjellë në radhët e tyre dhe gjithçka filloi gjatë ndeshjes së dyfishtë me Borussia Dortmund në çerek- finalet e Champions League.

“Pas asaj ndeshjeje, mendoj se 15 persona erdhën tek unë dhe më thanë se duhej të shkoja tek ata. Stones, Ruben Dias, Gundogan, Foden, De Bruyne... Nuk mora kurrë një vendim për klubin e ardhshëm për shkak të trajnerit që drejton. por sigurisht që ishte një plus i madh që Pep Guardiola ishte në City. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe City është projekti më i mirë sportiv për momentin dhe vendi ku unë do të mund të jem më i miri", tha. Haaland.

Pas kësaj ai ka treguar edhe se cilat klube të tjera kanë qenë në qarkullim për nënshkrimin e tij.

"Mendoj se Manchester City ishte skuadra më e mirë në listën tonë. Bayern ishte në vendin e dytë, dhe Real ishte në vendin e tretë. PSG-ja është e radhës, dhe sigurisht, ka edhe disa skuadra të tjera angleze në listë, si Liverpool dhe Chelsea. Ka edhe Barcelona, ​​të gjithë janë afërsisht në të njëjtin rend”, tha Haaland.

Në fund mund të thuhet se norvegjezi mori vendimin e duhur dhe arriti të shënojë 14 gola në 10 ndeshjet e para në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco