Media spanjolle: Messi do të largohet falas nga PSG pasi refuzoi kontratën e re

Media spanjolle: Messi do të largohet falas nga PSG pasi refuzoi kontratën e re

15:16, 29/09/2022

Futbollisti argjentinas Lionel Messi do të refuzojë ofertën për një kontratë të re nga Paris Saint-Germain dhe në vend të kësaj do të largohet falas nga klubi verën e ardhshme, sipas mediave të shumta spanjolle.

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021 për t'iu bashkuar klubit të Parisit me një kontratë dyvjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër.

Pas një sezoni të vështirë debutues në futbollin francez, në të cilin shënoi vetëm gjashtë gola në kampionat, Messi më në fund duket se është përshtatur me mjedisin e tij të ri.

Ai tashmë ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asistime për PSG-në këtë sezon, ndërsa ka shënuar edhe katër gola këtë muaj për Argjentinën.

Megjithatë, pavarësisht rritjes në formë, Messi do të kërkojë të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit aktual, raporton gazetari spanjoll Miquel Blazquez.

“Leo Messi e ka të qartë se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në. Futbollisti argjentinas nuk do të vazhdojë të luajë në Paris sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Blazquez në Twitter.

Është sugjeruar që Messi mund të kthehet në Barcelonë ku ka fituar 10 tituj të kampionatit spanjoll dhe katër Liga të Kampionëve.

"Unë do të doja që ai të rikthehej, por për momentin Leo ka një kontratë me një klub tjetër, kështu që është e pamundur. Do të shohim në të ardhmen," tha trajneri i Barcelonës Xavi kur u pyet nëse do të dëshironte që ish-bashkëlojtari i tij të kthehej në klub.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta më parë tha se shpresonte që historia e Leos dhe Barcelonës të vazhdonte.

Megjithatë, Messi këmbëngul se ai aktualisht është i lumtur në PSG pasi kapërceu një fillim të vështirë në futbollin francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco