VIDEO/ Maguire sërish në qendër të kritikave, talenti i Gjermanisë bën për ‘ujë të ftohtë’ mbrojtësin anglez

VIDEO/ Maguire sërish në qendër të kritikave, talenti i Gjermanisë bën për ‘ujë të ftohtë’ mbrojtësin anglez

09:36, 27/09/2022

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, u vu sërish në qendër të kritikave pas barazimit të mbrëmshëm mes Anglisë dhe Gjermanisë në Ligën e Kombeve (3-3).

Fillimisht, Maguire shkaktoi penalltinë që i dha Gjermanisë epërsinë 1-0 dhe gjithçka nisi pasi pasimi i tij i keq u ndërpre nga 19 vjeçari Jamal Musiala.

 

 

Mbrojtësi anglez rrëzoi në zonë talentin e Gjermanisë, duke shkaktuar 11-metërsh. Ilkay Gundogan e shndërroi në gol penalltinë, teksa më vonë Meguire ishte një nga fajtorët për golin e dytë të Gjermanisë pasi humbi topin në gjysmën e fushës kundërshtare dhe sërish ishte Musiala ai i cili i rrëmbeu topin.

Maguire ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave të tifozëve të Manchester United dhe kombëtares angleze dhe gabimet e fundit vetëm sa i kanë shtuar kripë plagës.

 

 

"Për momentin duhet të të vijë keq për Maguire. Askush nuk do ta bëjë këtë, por megjithatë, Maguire është jashtëzakonisht i keq."  "Nuk është faji i Maguire që ai është i përzgjedhur, ai hidhet në strofkën e luanëve ku duhet të luajë në një nivel që nuk është i aftë”.  “Ja sërish Maguire, duke bërë atë që bën më së miri”, janë vetëm disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale.

Meqë ra fjala, të gjashtë golat në Wembley u shënuan në pjesën e dytë. Anglia po humbiste 2-0, por arriti të përmbyste rezultatin në 3-2. Megjithatë në fund ndeshja  përfundoi 3-3 pas një gabimi të Nick Pope.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco