Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

 Përballja me Qipron, Giresse: Do të aktivizoj lojtarët e rinj, prioritet është fitorja

Përballja me Qipron, Giresse: Do të aktivizoj lojtarët e rinj, prioritet është fitorja

18:31, 26/09/2022

Kosova kërkon të fitojë pas humbjes në Irlandën e Veriut. Dardanët presin të martën (20:45) Qipron në “Fadil Vokrri”, sfida e fundit e Grupit 2 të Ligës C, përballje që nuk duhet humbur për të mos rrezikuar zbritjen në Ligën D.

Trajneri Alain Giresse tregoi gjendjen e skuadrës së tij në prononcimin për shtyp, teksa preku edhe disa tema të tjera gjatë fjalës së tij, duke u ndalur te gjendja e kapitenit Amir Rrahmani dhe çfarë pret nga sfida me Qipron.

“Nesër kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është fitorja. Portieri ka lënduar kaviljen në Belfast, nuk e dimë gjendjen e Muric. Rrahmani ka progres, ka përmirësim, por do e vlerësojmë nesër nëse do të ketë mundësi të luajë. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme përveç lodhjes pas ndeshjes.

Kur përgatitet një ndeshje nuk mendohet aspekti negativ. Përgatitemi vetëm për të marrë rezultat pozitiv. Prioritet është të fitojmë ndeshjen, por edhe mund të provojmë lojtarë të rinj gjatë ndeshjes. Kam thënë që kemi një listë me 23 lojtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco