Presidenti i FIFA-s vizitë në Tiranë, takim me Dukën për përurimin e fushave të reja

Presidenti i FIFA-s vizitë në Tiranë, takim me Dukën për përurimin e fushave të reja

15:44, 26/09/2022

Ditën e mërkurë Tiranën do ta vizitojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas “RTSH” raportohet se numri një i institucionit të futbollit do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për të përuruar punimet e bëra në shtëpinë e futbollit shqiptar ku janë ndërtuar dy fusha me bar natyral, teksa do të takohet me presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Vizita e Gianni Infantinos është e dyta e kësaj rëndësie këtë vit pas asaj të numrit 1 të UEFA-s, Alexandër Ceferin në muajin shkurt, pak përpara zgjedhjeve në FSHF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco