Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Lewandowski i sugjeron Barcelonës të marrë mbrojtësin e Polonisë

Lewandowski i sugjeron Barcelonës të marrë mbrojtësin e Polonisë

14:06, 26/09/2022

Robert Lewandowski këmbënguli shumë gjatë verës për t’u transferuar te Barcelona në La Liga dhe polaku në fakt, ka krijuar menjëherë një lidhje shumë speciale me klubin e tifozët blaugrana.

Sigurisht, në këtë mes ndihmojnë edhe golat e realizuar nga ana e sulmuesit që deri tani nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e drejtuesve që paguan plot 45 milionë euro për të bindur Bayern Munich.

Tashmë, polaku ka nisur me sugjerimet për drejtuesit në lidhje me merkaton e radhës ndërsa ka folur me superlativa për patriotin e tij që aktivizohet në Serie A me Spezian, Jakub Kiwior.

22-vjeçari mbulon rolin e mbrojtësit në fushë dhe sipas Lewandowskit mund të shndërrohet në një nga më të mirët.

“Kiwior është një realitet tashmë dhe me të vërtetë që ka një potencial shumë të madh. Këtë e vura në nxehjen para ndeshjes me Holandën, sepse nganjëherë është e vështirë të dallosh shumë situata në stërvitje. Dhe, kur e pashë gjatë nxehjes menjëherë pyeta se kush ishte. Pastaj më bëri përshtypje edhe në ndeshje, u tregua i jashtëzakonshëm”, tha 34-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco