Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Tirana ‘ngujohet’ përpara derbit me Partizanin

Tirana ‘ngujohet’ përpara derbit me Partizanin

12:32, 26/09/2022

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë surprizuar opinionin publik dhe jo vetëm me një lëvizje të papritur duke thënë me anë të një deklarate se që nga dita e sotme e deri më datën 1 tetor, seancat stërvitore do të jenë të mbyllura për publikun dhe se nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat si nga ana e stafit teknik, po ashtu edhe nga ana e lojtarëve bardheblu.

Tirana do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit në stadiumin “AIR Albania”, të dielën e 2 tetorit, në orën 19:00, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Deklarata e klubit “Tirana”

“Pershendetje,

Duke uruar te jeni mire, ju bejme me dije se deri ne daten 01.10.2022 seancat stervitore do te jene te mbyllura dhe nuk do te kete asnje prononcim nga lojtaret apo stafi teknik.

Faleminderit per mirekuptimin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco