VIDEO/ Portieri i Çekisë nokauton Ronaldon, portugezi dëmtohet keq në hundë

VIDEO/ Portieri i Çekisë nokauton Ronaldon, portugezi dëmtohet keq në hundë

09:31, 25/09/2022

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim të rëndë në hundë gjatë ndeshjes së javës së 5-të të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Republikës Çeke, të cilën luzitanët arritën ta fitonin me rezultatin e thellë 4-0.

Gjithçka ndodhi në minutën e 14-të, ku Ronaldo në tentativë për të kapur topin, u përplas me portierin kundërshtar, Vaclik, duke u dëmtuar rëndë në fytyrë.

Për më keq, në atë situatë Ronaldo ishte jashtë loje dhe çfarëdo që të ndodhte, VAR do të kishte reaguar dhe do ta anulonte golin.

 

 

Ronaldo ka marrë ndihmë për dy minuta, ka pasur edhe gjakderdhje të lehtë dhe më pas ka vazhduar ndeshjen me një fashë në fundë.

Image

Pak minuta pas kësaj, Ronaldo pati një rast të madh për të shënuar gol, por ai humbi topin nga një situatë e dukshme, gjë që i ndodh rrallë.

Megjithatë, Portugalia arriti të fitojë ndaj çekve, duke u ngjitur në vendin e parë në grup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco