'Më drejtuan armët', rrëfimi dramatik i Paul Pogba për rastin e rrëmbimit

'Më drejtuan armët', rrëfimi dramatik i Paul Pogba për rastin e rrëmbimit

19:40, 20/09/2022

Pak nga pak po dalin informacione të reja për rastin e zhvatjes që preku futbollistin Paul Pogba dhe që ka si një nga protagonistët e situatës vëllain e tij të madh, Mathias.

Media franceze “Le Monde” ka zbuluar një pjesë të deklaratës që mesfushori aktual i Juventus ka dhënë në polici duke denoncuar situatën komplekse që i duhej të jetonte.

E gjithë kjo filloi pas një grumbullimi të skuadrës së Francës në Clairefontaine më 19 mars të këtij viti. Atje Pogba u takua për disa orë me një shok fëmijërie në Roissy-en-Brie, qyteti ku u rrit.

Rreth mesnatës, teksa po përgatitej të kthehej në hotelin në Paris, Paul Pogba u dërgua nga të njohur të tjerë të fëmijërisë në një apartament në të njëjtin qytet. Aty ai u detyrua të fikte telefonin para se t'ia merrnin .

Pak më vonë dy burra u shfaqën para tij me fytyra të mbuluara, jelek antiplumb dhe të armatosur. Aty u kërcënua se do të paguante 13 milionë euro, tre prej tyre cash, si pagesë për gjoja mbrojtjen që këta persona do t'i kishin dhënë prej vitesh , siç deklaroi më 9 gusht në Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Sipas “Le Monde”, në deklaratën e dhënë, Pogba ka bërë një përshkrim të situatës shqetësuese që iu desh të jetonte. “ Isha i frikësuar ”, kujton ai fillimisht. Të dy djemtë më drejtuan armët. Papritur, duke u veçuar nën kërcënim, u thashë se do të paguaja . Ata bërtisnin, 'Hesht, shiko poshtë'”.

Më pas ai vazhdoi duke treguar se “ njëri nga dy personat me kapuç më foli në vesh. Kur personat me kapuç largohen, Roushdane (ish-miku i fëmijërisë së Pogba) më tha se duhet t'i paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik .

Për shkak të kësaj, Pogba i dha fillimisht 100 mijë euro shantazhuesve. Pas dy muajsh hetime, pesë të dyshuar u arrestuan, përfshirë vëllain e tij Mathias, i cili u akuzua më 17 shtator pasi u mbajt në paraburgim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco