Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pavel Nedved kërkoi shkarkimin e Massimiliano Allegrit

Pavel Nedved kërkoi shkarkimin e Massimiliano Allegrit

19:20, 20/09/2022

Në vendin e tetë me 10 pikë në 7 javë të luajtura, “Zonja e Vjetër” ka patur një start mediokër të sezonit dhe trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri ka qenë veçanërisht në qendër të kritikave për paraqitjen. Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved është i mërzitur për rezultatet e dobëta të ekipit të tij. 50-vjeçari çek, i cili nuk ishte dakord me kthimin e Massimiliano Allegrit në verën e vitit 2021, po bën të pamundurën për largimin e tij sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”.

Imazhi i fytyrës së Nedved në tribuna në ndeshjen kundër Monzës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe është një dëshmi e dëshirës së Pavel Nedved për t’i treguar “derën” Allegrit. Megjithatë, situata ekonomike e klubit i bën gjërat të komplikuara. Më 16 shtator, Andrea Agnelli kundërshtoi propozimin e Pavel Nedved për të shkarkuar Massimiliano Allegri. Zhgënjyes me rezultatet e arritura, trajneri italian megjithatë mbetet në bankinë falë kontratës së tij dhe financave të klubit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco