VIDEO/ Me lot në sy, Shevchenko i dorëzoi Lewandowskit shiritin e kapitenit që do të mbajë në Kupën e Botës në Katar

VIDEO/ Me lot në sy, Shevchenko i dorëzoi Lewandowskit shiritin e kapitenit që do të mbajë në Kupën e Botës në Katar

18:02, 20/09/2022

Futbollisti legjendar ukrainas Andriy Shevchenko i dhuroi Robert Lewandowskit shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës dhe i kërkoi që ta mbante atë në Kupën e Botës në Katar, e cila do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.

Ish-sulmuesi i Dynamo Kyiv, Milan dhe Chelsea i shprehu kapitenit polak mirënjohjen e bashkatdhetarëve të tij për mbështetjen pas pushtimit që pësoi Ukraina nga Rusia.

"Faleminderit për gjithçka. Kjo që bëre ma bëri zemrën mal. Vendi ynë është shumë mirënjohës për ty. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dua t'ju falënderoj nga zemra për gjithçka që bëni për vendin tim. Kaq shumë gjeste, kaq shumë mbështetje reale, mirëpritjen për njerëzit tanë, këto janë gjëra me vlerë të paçmueshme. Është e vështirë për ne tani, por ne e shohim se si vëllezërit tanë nga Polonia po na ndihmojnë. Ne ju falënderojmë nga zemra," tha Shevchenko me lot në sy.

Image

Në takimin para mediave, i cili u mbajt në fushën e stadiumit kombëtar në Varshavë, Lewandowski tha se simpatizon fqinjët e tij.

"Ishte e natyrshme që ne t'ju mbështesim menjëherë. Ju jeni fqinjët tanë dhe ne jemi me ju. Ju po luftoni për liri dhe ne, duke e ditur historinë tonë, e dimë se sa e rëndësishme është ajo", tha Lewandowski.

Kujtojmë që sulmuesi i Barcelonës e mbajti shiritin e kapitanit me ngjyruat e flamurit ukrainas sezonin e kaluar si kapiten i Bayernit dhe ajo foto bëri xhiron e botës.

Lewandowski doli hapur me Ukrainën që nga fillimi i agresionit dhe polakët refuzuan të luanin një ndeshje kundër Rusisë përpara se FIFA t'i nxirrte nga play-off-i për Kupën e Botës në Katar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco