A do të marrë pjesë Rusia në EURO 2024? UEFA merr vendimin zyrtar

A do të marrë pjesë Rusia në EURO 2024? UEFA merr vendimin zyrtar

16:37, 20/09/2022

Teksa shorti për eliminatoret e Euro 2024 do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë, menjëherë pas rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve, një vend tashmë është jashtë garës për kompeticionin që zhvillohet në gjermani. E sanksionuar tashmë nga FIFA dhe UEFA në kuadër të Kupës së Botës 2022 dhe Ligës së Kombeve 2022-2023 pas pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk do të luajë kualifikueset dhe rrjedhimisht turneun.

Sanksioni që prek Rusinë do të mbahet deri në njoftimin e mëtejshëm, prandaj për kohëzgjatjen e luftës, nëse UEFA nuk ndryshon qëndrimin e saj. “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin për fazën kualifikuese të EURO 2024. Arsyeja për këtë është vendimi i shkurtit nga UEFA për të pezulluar pjesëmarrjen e ekipeve dhe klubeve ruse në kompeticionet nën kujdesin e organizatë ", thuhet në një njoftim për shtyp nga Federata Ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco