Alban Bushi: I kemi marrë lojtarë Kosovës? Kush flet shqip, është shqiptar

Alban Bushi: I kemi marrë lojtarë Kosovës? Kush flet shqip, është shqiptar

15:46, 20/09/2022

Kombëtarja Shqiptare U 21 është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore përballë Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Trajneri Alban Bushi kërkon progresin nga djemtë e tij, teksa paralajmëron se do t’u përshtatet karakteristikave të kundërshtareve.

Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmem. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit por, cilësor.”

Një përgjigje nga Bushi edhe në lidhje me polemikat e krijuara për përzgjedhjen e lojtarëve me origjinë nga Kosova.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.”

Për shkak të dëmtimeve të shumta, trajneri Reja ka afruar Eljon Toçin nga Kombëtarja U-21. Alban Bushi mendon se futbollisti i Fiorentinës U-19 është një lojtar më shumë vlera dhe do të bëjë shumë mirë në Kombëtare.

“Lojtar shumë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marrë për ndeshjet, pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në Kombëtare, siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marrë lojtarë të talentuar dhe çdonjëri duhet të bëjë mirë dhe në Kombëtaren A.”

Në fund, trajneri Alban Bushi vë theksin edhe mbi politikën e federatës për të afruar sa më shumë talente, duke u dhënë mundësinë të ngjisin shkallët deri në Kombëtarën A.

Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Ti je nje Bajgeeee20/09/2022 17:00

Kush flet shqip eshte shqiptar, sigurisht, por ka dhe shqiptare qe flasin shqip dhe jane kunder interesave te shqiptareve. Ti pershembull je nje pleher i korruptuar qe e ke qelbur ate U21 bashke me qorrin Reja. Ti fton Eljon Toci, urime me te prezemerta ketij djaloshi. por Ti vemje vetem per leke e ben. Mo po si eshte mundur more qe kush luan ne Itali ftohet ne kombetaren e pare. Ky djalosh nuk ka minuta as per ndeshjet e te djelave ose per koperativat, Asllani i juaj ka vetem 29 minuta loje dhe ftohet. Manaj nuk ka patur asnje minute loje dhe eshte aktivizuar cdo ndeshje e ndersa Cikalleshi, Ivan Balliu e te tjere qe nuk kane agjente Italiane nuk luhen. Pra o pleher ti e qelb jo vetem me kombetaren por edhe kur jep konference per shtyp. Do te vije koha qe ti te diskretitohesh bashke me qorrin reja apo zuzaret Italiane qe i keni sjelle aty. Do kete revolucion, e filloj Broja dhe bravo i qofte dhe po Broja do tju thej hundet ju kermave.

Shto koment

Denonco