Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Identifikohet tifozi që goditi Carën në Kukësi-Partizani, shpallet në kërkim nga policia

VIDEO/ Identifikohet tifozi që goditi Carën në Kukësi-Partizani, shpallet në kërkim nga policia

15:26, 20/09/2022

Identifikohet personi që goditi me shishe sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara, në sfidën që u zhvillua në Kukës.

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim për këtë episod të shëmtuar.

Image

Futbollisti i Partizanit ka pësuar dëmtime serioze, aq sa për t’i mbyllur plagën i kanë bërë shtatë qepje.

Agresori duket në videon e mëposhtme se e ka hedhur shishen e ujit të ngrirë, fakt që shpjegon se dëmtimi ishte i rëndë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”,  ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij”, shkruhet në njoftimin e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco