Sfidat me Izraelin dhe Islandën, Gjasula: Kemi kualitet për të arritur te suksesi

Sfidat me Izraelin dhe Islandën, Gjasula: Kemi kualitet për të arritur te suksesi

14:14, 20/09/2022

Në prag të dy ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Izraelit në transfertë, më 24 shtator, në orën 20:45 dhe ndaj Islandës në stadiumin “Air Albania”, më 27 shtator në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur mesfushori, Klaus Gjasula, i cili ka analizuar këto dy duele të rëndësishme të Kombëtares shqiptare:

Ndeshja ndaj Izraelit – Do të japim maksimumin që të marrim tre pikë në Izrael. Ne kemi disa mungesa edhe ata kanë problemet e tyre. Shumë djem të rinj kanë ardhur, por ne kemi kualitetet për të arritur te suksesi. Duhet të shohim ekipin tonë dhe nëse shohim veten tonë, jam i sigurt që do t’ia dalim.

Rëndësia e dy sfidave – Ne e dimë që është shumë e rëndësishme dhe prandaj duhet të kemi vëmendjen totale te Izraeli dhe më pas të provojmë që të fitojmë ndaj Islandës.

Roli i ri – Te Darmstadi kishim shumë mbrojtës të dëmtuar dhe trajneri më ka provuar në rolin e qendërmbrojtësit. Që nga ai moment trajneri nuk më ka lëvizur nga ai pozicion, për mua nuk ka rëndësi”, përfundoi Klaus Gjasula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco