E konfirmon presidenti i klubit: Luis Suarez do të largohet nga Nacionali

E konfirmon presidenti i klubit: Luis Suarez do të largohet nga Nacionali

14:00, 20/09/2022

Luis Suarez do të mbyllë me Nacional Montevideo në muajin nëntor, pasi përfundon kampionati.

Sulmuesi e ka shfrytëzuar këtë eksperiencë të jetë gati edhe për Botërorin.

Vetë presidenti i klubit uruguaian, Jose Fuentes, ka konfirmuar gjithçka.

“Me përfundimin e kampionatit Luis Suarez do të largohet nga Nacional. Nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme. Luis Suarez bëri një përpjekje të madhe për të ardhur te Nacionali dhe, sa herë që më pyesin, e them për të mos krijuar pritshmëri për të ardhmen

Ai do të largohet dhe e ka thënë më shumë se një herë, kështu kishim rënë dakord që në fillim”, është shprehur presidenti i Nacional, Jose Fuentes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco