Tedi Cara rrëfen momentet e panikut në Kukës: Shkova të festoja golin te pankina, ja si qendron e vërteta…

Tedi Cara rrëfen momentet e panikut në Kukës: Shkova të festoja golin te pankina, ja si qendron e vërteta…

22:47, 19/09/2022

Futbollisti i Partizanit, Tedi Cara, u përfshi në një incident të shëmtuar, teksa u godit me shishe uji në fytyrë nga tifozët e Kukësit në duelin e ditës së sotme të zhvilluar në “Kukës Arena”. Talenti kavajas, foli në një lidhje live në “Skype” për emisionin “Rubrika Sportive”, teksa pohoi se për fat të mirë dëmtimi nuk është shqetësues dhe më e keqja ka kaluar.

“Për momentin jam mirë, i kam bërë të qepurat kur kisha nevojë. Kisha 3 pjesë të çara, tani jam mirë. Nuk kisha ndonjë gjë, shkova të festoja golin te pankina, e mbaj mend momentin kur jam goditur, por nuk po e merrja dot veten.

Nuk do të mungoj gjë, fatmirësisht nuk ka kapur gjë syrin, vetëm vetullën dhe afër gojës janë të çarat. Fitorja ishte shumë e rëndësishme, vinim nga humbja me Erzenin që nuk e kishim menduar. Kthesa me Kukësin ishte ideale për të kapur vendin e parë, ishte fitore e rëndësishme ndaj kundërshtarit që donte pikë dhe ishte i urritur në këtë ndeshje.

Ishte gol që nuk e shijova shumë. E kisha provuar para 2-3 ditësh në stërvitje. Më pa trajneri dhe më pyeti që kështu i gjuan edhe në lojë. Te Partizani nuk kam gjuajtur shumë faulla, te Besa kam bërë gola nga faulli. Kur u mor faulli, trajneri kishte besim te unë dhe bërtiti nga stoli, godite t’i Tedi. Shkova për të festuar të gjithë se bashku, se mu duk gol i rëndësishëm .Uroj mos ndodhë më, sepse nuk janë raste për t’u parë, nuk duhet të ekzistojnë këto pamjet”, u shpreh Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco