VIDEO/ Dobi debuton me humbje, Partizani mund Kukësin dhe rimerr kreun

VIDEO/ Dobi debuton me humbje, Partizani mund Kukësin dhe rimerr kreun

17:16, 19/09/2022

Partizani ka arritur të rikthehet te fitorja duke mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 1-2 në javën e pestë të “Abissnet Superiore”.

Sfida nisi mjaft mirë për “Demat” të cilët gjetën golin në minutën e 14’ me anë të Tedi Carës, me këtë të fundit që u godit me shishe nga tifozët verilindorë dhe për këtë arsye nuk mundi të vazhdonte më tej.

Shishet në fushë nuk munguan, të cilat vazhdonin të hidheshin në fushë gjatë ndeshjes.

Në startin e pjesës së dytë, i sapofuturi Daci barazoi shifrat për Kukësin, por në minutën e 74’ ishte Bitri ai që gjeti rrjetën për Partizanin.

Kështu “Demat” ngjiten në vendin e parë të renditjes, ndërsa nga ana tjetër debutimi i Dobit nuk shkoi siç duhet, me Kukësin që vazhdon të jetë në vendin e fundit me dy pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco