VIDEO/ Partizani e mbyll në avantazh pjesën e parë me Kukësin, supergol i Tedi Carës

VIDEO/ Partizani e mbyll në avantazh pjesën e parë me Kukësin, supergol i Tedi Carës

15:52, 19/09/2022

Po luhet në stadiumin “Kukës Arena” supersfida Kukësi-Partizani, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë me rezultatin 1-0 për miqtë.

Në minutën e 14-të Partizani kaloi në avantazh. Nga një goditje dënimi, Tedi Cara ekzekuton saktë dhe topi pasi përplaset në shtyllë, përfundon në rrjetë.

Në momentin e festimit të golit, lojtari mik goditet me sende të forta dhe mbetet i shtrirë në fushë, teksa ndeshja ndërpritet për disa minuta.

Ndeshja rifillon me zëvendësimin e autorit të golit, teksa më tej rezultati nuk ndryshon dhe me shifrat 1-0 për të kuqtë të dy skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco