Taulant Seferi: Izraeli është ekip agresiv, të bashkuar mund t’ia dalim

Taulant Seferi: Izraeli është ekip agresiv, të bashkuar mund t’ia dalim

14:24, 19/09/2022

Shqipëria do të ndeshet në transfertë me Izraelin për Ligën e Kombeve, të shtunën e 24 shtatorit.

Në konferencën për shtyp, sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, u shpreh se beson se Shqipëria do t’ia arrijë të marrë pikët maksimale për të dalë në krye të tabelës.

“Është e vërtetë, unë i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Pastaj është zgjedhja e trajnerit kë do fusë dhe kë jo. Unë do bëj maksimumin në stërvitje dhe është trajneri ai që do të vendosë se kush do të fillojë dhe kush do të jetë në stol.

Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të jemi të gjithë së bashku. Këto mungesat që kemi janë mungesa të rëndësishme dhe na mërzisin pak sepse nuk janë me ne. I uroj të shërohen sa më shpejtë e të na bashkohen sa më shpejtë. Por duhet të japim maksimumin me këtë grup që jemi, duhet të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje, e dimë që janë ndeshje vendimtare, ndeshje finale dhe na duhet maksimum. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të japim maksimumin.

Atmosfera është shumë e mirë. Jemi çuna shumë të mirë. Jemi të gjithë së bashku dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Shpresoj që ky bashkim të na ndihmojë dhe në fushë.

Kur do të fitosh ndeshjen duhet të bësh gol dhe ne na duhen golat. Jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë dhe kjo është gjë e mirë për kombëtaren tonë. Shpresoj që ai që do të jetë në fushë të bëjë gola dhe të marrim ato pikët që na duhen dhe të arrijmë objektivin që kemi të gjithë së bashku.

Ndihem mirë nëse luaj dhe nuk ka rëndësi me kë. Përsëri e them që është zgjedhja e trajnerit dhe kush do të jetë në fushë duhet të japë maksimumin sepse këto dy ndeshje janë finale. Nuk ka rëndësi kush luan, por ai që është në fushë duhet të bëjë maksimumin për të ngritur kombëtaren lart. Nëse jemi të gjithë së bashku atëherë do të mund t’ia dalim.

Për formacionin nuk mund të them asnjë fjalë sepse atë e vendos trajneri më mirë. Ne e dimë që Izraeli është një kundërshtar shumë i fort, në fushën e tyre janë shumë agresiv. Do të punojmë këto 6 ditë para ndeshje, do të shohim pikët e dobëta të Izraelit dhe do të sulmojmë aty ku duhet.

Pa dyshim që do të zhgënjeheshim nëse nuk marrim maksimumin. Jemi një ekip me kualitet shumë të madh edhe do të zhgënjehemi. Jemi këtu për të dhënë maksimumin për kombëtaren tonë dhe kam shumë besim se do t’ia dalim.

Fokusi jonë është Izraeli sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim maksimalisht këtë ndeshje dhe më pas do të flasim për atë të radhës.

E di që në media është bërë shumë e madhe prej luftës, por futbolli është shumë normal. Gjithçka është normale. Vetëm se po luajmë në tre qytete aty që janë dhe kështu që nuk kemi pasur asnjë rrezik. Po ndihem mirë dhe rehat.

Përpara ka luajtur dhe Curri aty dhe kështu disa prej tyre dinë disa fjalë, por po do t’i mësoj shqip. Kur të ikim do t’i mësoj”, u shpreh Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco