Atletico e Madridit do të apelojë kartonin e dytë të verdhë të Mario Hermoso

Atletico e Madridit do të apelojë kartonin e dytë të verdhë të Mario Hermoso

13:35, 19/09/2022

Atletico e Madridit mbrëmë pësoi disfatë 1-2 ndaj rivalit të qytetit, Real Madridit.

E, protagonisti i atij takimi për ‘Los colchoneros’ ishte Mario Hermoso, i cili shënoi për të ngushtuar epërsinë, por më pas u ndëshkua edhe me dy kartonë të verdhë.

Së pari për shkak të një përleshjeje me Carvajal, pas një ndërhyrjeje nga lojtari i Realit.

Dhe më pas u ndëshkua sërish me të verdhë, pasi në sulm e rrëzoi mesfushorin, Dani Ceballos.

Por, nga klubi nuk janë të mendimit se lojtari e meritonte kartonin e dytë të verdhë, ndaj sipas mediave spanjolle do ta apelojnë vendimin e gjyqtarit.

Mbetet të shihet nëse Federata Spanjolle do e pranojë kërkesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco