‘Nuk do të ketë më tolerancë’/ Ultrasit e Interit reagojnë për situatën, njoftimi i ‘Curva Nord’

‘Nuk do të ketë më tolerancë’/ Ultrasit e Interit reagojnë për situatën, njoftimi i ‘Curva Nord’

11:48, 19/09/2022

Tifozeria ultras e Interit, “Curva Nord”, kanë organizuar një takim të hapur për të gjithë tifozët zikaltër të enjten më 22 shtator, në orën 20:30.

Në njoftimin e ultrazve zikaltër shkruhet: “Në këtë takim do të keni mundësinë të kuptoni sesi ne po mendojmë përballë një situate të tillë aspak të këndshme.

Ne jemi të përmbytur me kërkesa nga “tifozët e rrjeteve sociale” histerikë që garantojnë revolucionin.

Realiteti, kur shikohet nga një këndvështrim më i gjerë, është shumë më tepër se thjesht një “Inzaghi out”.

Nuk do të ketë më tolerancë. Trajneri padyshim ka bërë shumë gabime, por…

Asnjë alibi për lojtarët të cilët na tërheqin poshtë me egon e tyre dhe e vendosin përpara grupit. Ne nuk jemi ok me këtë gjë. Të gjithë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre. Ne luftojmë së bashku, largohemi së bashku. Ne do të luftojmë së bashku!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco