E rrallë në Serie A/ Ja kur ka ndodhur që Juventus, Milan, Inter dhe Roma të humbasin në një ditë

E rrallë në Serie A/ Ja kur ka ndodhur që Juventus, Milan, Inter dhe Roma të humbasin në një ditë

11:21, 19/09/2022

Kjo javë që lamë pas në Serinë A ka qenë e statistikave, rekordeve edhe e surprizave.

Interi, Juventusi, Roma dhe Milani janë mposhtur të gjitha brenda ditës duke hyrë në librin e statistikave dhe të rekordeve në Itali dhe në Serinë A.

Fillimisht ishte Interi që e nisi me humbje ditën e djeshme ndaj Udineses me përmbysje 3-1 në stadiumin “Dacia Arena” të Friulit.

Më pas në orën 15:00, ishte radha e Juventusit të mposhtej minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Monzës në stadiumin “Brianteo”.

Në orën 18:00, ishte radha e Romës së Jose Mourinhos që të mundej në stadiumin “Olimpico” minimalisht 0-1 ndaj Atalantës, e cila mban vendin e parë së bashku me Napolin.

Dhe në fund ishte Milani, i cili provoi shijen e humbjes pas 8 muajsh, ku në janarin e këtij viti u mposhtën në kampionat ndaj Spezias.

Kuqezinjtë pësuan një humbje mbrëmjen e djeshme kundër Napolit me rezultatin 1-2 në stadiumin “San Siro”.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, nuk ndodhte prej 13 shkurtit të vitit 1955, ekzaktësisht 67 vite, ku Interi, Juventusi, Milani dhe Roma të mundeshin brenda një dite në Serinë A italiane.

Një statistikë e rrallë në kampionatin e futbollit italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco