Chelsea ‘rrëmben’ zbuluesin e Haaland

Chelsea ‘rrëmben’ zbuluesin e Haaland

10:50, 19/09/2022

Chelsea kërkon një tjetër “përforcim” cilësor për të projektuar të ardhmen.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, i specializuar në lëvizjet e merkatos, presidenti i “bluve” të Londrës, Todd Boehly, ka mundur t’i rrëmbejë Red Bull Salzburgut drejtorin sportiv, Christoph Freund.

Edhe pse zyrtarizimi mungon, është e kryer që Freund do të mbrojë interesat e skuadrës londineze.

Për këtë lëvizje janë njoftuar edhe drejtuesit e Salzburgut.

Romano shpjegon edhe arsyet pse Boehly ka vendosur t’ia besojë këtë rol austriakut.

Sepse ai është një zbulues i madh talentesh. Ka bërë të mundur blerjen e Erling Haalandit nga Molde në vitin 2019, si dhe ka zbuluar Bejanin Seskon, talentin slloven, që ishte objektiv i Chelsea-t.

Pikërisht gjatë bisedimeve për Seskon, Todd Boehly pati shansin të bisedonte me Freund, duke kuptuar ishte njeriu i duhur për t’i besuar vendime të rëndësishme sportive në ekipin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco