Drejtori i Bayernit kritikon lojtarët: Ndaj Augsburgut ishte katastrofë

Drejtori i Bayernit kritikon lojtarët: Ndaj Augsburgut ishte katastrofë

10:32, 19/09/2022

Humbja e parë sezonale nuk është kapërcyer lehtë as nga drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç.

Boshnjaku u shfaq mjaft i pezmatuar pas disfatës 1-0.

“Ndaj Augsburg mund të përkufizohet me termin katastrofë. Bajern vazhdon të jetë i njëjtë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, klubi prodhon por faza ofensive nuk tregohet e qartë në menaxhimin dhe konkretizimin e rasteve.

Ndaj Augsburg shpërdoruam 3 gola të sigurtë. Nuk e kuptoj se si mund të jemi kaq tolerante, aty ku edhe një pikë vlen në luftën finale drejt titullit.

Disiplina është e vetmja rrugë e cila të garanton suksesin, por që ne nuk po e shfaqim pas atij fillimi mbresëlënës”, deklaroi drejtori i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco