Olympiacos shkarkon trajnerin, projektohet ish-kampioni i botës për stolin

Olympiacos shkarkon trajnerin, projektohet ish-kampioni i botës për stolin

09:43, 19/09/2022

Aventura e Carlos Corberan në stolin e Olympiacos ka zgjatur pak më shumë se një muaj, pasi këtë fundjavë është marrë vendimi edhe për shkarkimin e tij, teksa fatale ka rezultuar humbja 2-1 ndaj Arisit të Selanikut.

Sipas mediave greke, drejtuesit e klubit nga Pireu kanë mbetur të pakënaqur me punën e teknikut dhe e kanë shkarkuar, teksa tashmë kanë nisur kontaktet me francezin e mirënjohur Laurent Blanc, i cili aktualisht është i pa punë.

Image

Klubi me më shumë tituj në Greqi ka bërë një merkato ëndrrash, duke firmosur me dy ish-ët e Realit të Madridit, Marselo dhe James Rodriguez, por edhe sulmuesin Balambu nga Marseille e mesfushorin Samassekou nga Hoffenhaim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco