Napoli, leksion Milanit në “San Siro”, ruan kreun e Serisë A

Napoli, leksion Milanit në “San Siro”, ruan kreun e Serisë A

22:51, 18/09/2022

 

Napoli rifiton brenda pak orësh vendin e parë në Serinë A pasi mori një fitore të madhe 1-2 në “San Siro”, përballë kampionëve në fuqi të Milanit. Skuadra e Spallettit tregoi edhe një herë se do të jetë një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar, pse jo ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Duhej të vinte minuta e 55-të që të zhbllokohej rezultati me një 11 metërs të shndërruar në gol nga Pilitano. Gjyqtari drejtoi gishtin nga pika e penalltisë vetëm pas konsultimit me sistemin VAR.

Kundërpërgjigjja e kuqezinjve erdhi në minutën e 69-të, me sulmuesin veteran Giroud, pasi një aksioni model nga e majta e sulmit.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Simeone, djali i trajnerit të Atleticos, shënoi golin e dytë dhe të fitores për Napolin, që falë këtij suksesi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë ngjitet në vendin e parë me 17 pikë, me golaverazh më të mirë se Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco