Ajaxi mposhtet nga Alkmaar, PSV fiton me Feynoordin dhe merr kreun

Ajaxi mposhtet nga Alkmaar, PSV fiton me Feynoordin dhe merr kreun

19:05, 18/09/2022

 Ajaxi i Amsterdamit pësoi një humbje të papritur 2-1 në fushën e Az Alkmaarit, ndërsa PSV Eindhoveni fitoi 4-3 përballë Feyenoordit të Roterdamit, duke zhvendosur në vendin e dytë pikërisht “harkëtarët” falë golaverazhit më të mirë.

Në “AFAS Stadion” Alkmaarit miqtë nga kryeqyteti kaluan në epërsi me Kudus që në minutën e 12-të, por në fundin e fraksionit hapës vendësit shënuan dy herë me De Wit dhe Odgaard, duke shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazh të qartë psikologjik. “Harkëtarët” e mbyllën në portëm Alkmaarin, duke krijuar raste të shumta shënimi, por pa mundur të shmangin humbjen.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit u zhvillua një sfidë tepër emocionuese mes PSV-së dhe Feyenoordit dhe në fund festa ishte për vendësit.

Idrissi kaloi në epërsi miqtë në fillim të sfidës, por shumë shpejt kthyen rezultatin në 2-1 Branthwaite dhe Gakpo, ndërsa pak para se të mbyllej pjesë e parë ktheu baraspeshën në rezultat Danilo.

Në fraksionin e dytë shënoi Til për PSV-në dhe Kokcu për Feeyenoordin, për të ardhur më pas te finalizimi i Obispo, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-3.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco