Ndeshjet e Ligës së Kombeve, flet Reja: Dy sfida vendimtare

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, flet Reja: Dy sfida vendimtare

13:11, 17/09/2022

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve,  ku po shpjegon zgjedhjet si dhe po analizon të dyja takimet.

Ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës – “Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kam në dispozicion. Ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë për të marrë rezultat, do të jetë e vështirë për të dyja sfidat, por do të besojmë.”

“Mungesat dhe dëmtimet – Nuk janë ndeshje të vështira por të rëndësishme për destinacionin tonë. Në këto dy sfida duhet inpenjim i madh. Nuk kemi lojtarë të rëndësishëm nga dëmtimet, kemi lojtarë të tjerë që duan të fitojnë besimin dhe ne e dimë se vlejnë. Duhet të kemi shpirtin e duhur. Do shkojmë me bindje në ndeshjen e parë të marrim maksimumin.

Gjimshiti, Kumbulla dhe Çekiçi – Çekiçi doli për një problem muskular, do vijë këtu dhe do shohim nëse do e kemi pas kontrolleve të mjekut. Edhe Bare do jetë për një kontroll këtu.

Jemi në një moment të rëndësishëm, edhe me Poloninë kur ishte e njëjta situatë, na ndodhën ato dëmtme. Nuk i donim këto dëmtime, por jemi këtu dhe gjallë për shansin tonë”, tha Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Po ik o Qorri/Duce17/09/2022 13:41

Nuk kemi nevoje per justifikime po per rezultate Ke lojtare te demtuar por ke dhe lojtare qe nuk kane minuta. Ke dhe lojtare qe kane minuta dhe nuk I ftoni Izraili nuk eshte franca, spanja Italia portugalia anglia e ku di une Por ti je nje medioker qe je aty per leke. Ik nga ke ardh dhe kurr me tranjer te huaj me kohe te kufizuar

Shto koment

Denonco