VIDEO/ Megi Pojani në stadium, Endri Çekiçi i dedikon supergolin dhe shuan të gjitha dyshimet

VIDEO/ Megi Pojani në stadium, Endri Çekiçi i dedikon supergolin dhe shuan të gjitha dyshimet

12:23, 17/09/2022

Endri Çekiçi i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth lidhjes së tij me blogeren Megi Pojani. Lidhja e tij me bukuroshen ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

“Prova” e lidhjes ishte sot në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsie cila ditën e djeshme në një 'Story' në Instagram ka publikuar një foto me veshjen që ndodhej ditëne  djeshme në stadium.

Image

ImageImage

 

Një prani në tribunë që pak a shumë konfirmon edhe lidhjen e futbollistit të përfaqësueses shqiptare me blogeren, duke i dhënë fund hamendësive rreth tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco