Hansi Flick rrëfen dramën: Frikë që nuk e kam ndjerë kurrë më parë

Hansi Flick rrëfen dramën: Frikë që nuk e kam ndjerë kurrë më parë

11:20, 17/09/2022

Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flick, ka bërë një rrëfim ndryshe nga ç’është prezantuar gjatë këtyre viteve në TV.

Ai pohon dramën e vitit 2010, duke vazhduar:

"Gjatë Kupës së Botës në Afrikë, mora lajmin e hidhur se bashkëshortja ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Isha i frikësuar siç nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Ishin momentet më të vështira të jetës, ndërsa unë isha pjesë e stafit të kombëtares gjermane. 

Tashmë kisha një luftë më shumë për të fituar, të bëja krenare familjen time dhe në veçanti bashkëshorten, Silke, e gjendur në fije të perit nga kjo jetë.

Kombëtarja më dha mbështetje sapo u informua mbi problemin familjar që po përballesha.

Silke, pa diskutim është heroinë, në të gjithë kuptimin e fjalës”, rrëfente mes së dridhurash ish-tekniku i Bayernit mbi atë periudhë të errët nga ana familjare e tij.

Këtë histori ai e tregoi në prag të autobiografisë së titulluar: “Në moment për suksesin, bukurinë e lojës dhe çfarë ka vërtetë rëndësi në jetë”, e cila do të dalë shumë shpejt në treg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco