VIDEO/ Endri Çekiçi realizon këtë kryevepër ndaj Galatasarayt, më pas dëmtohet

VIDEO/ Endri Çekiçi realizon këtë kryevepër ndaj Galatasarayt, më pas dëmtohet

20:03, 16/09/2022

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, ka realizuar një kryevepër për Koniasporin në sfidën kundër Galatasarayt në Superligën turke.

Në minutën e 15’, mesfushori shqiptar lëshoi një gjuajtje nga distanca për të surprizuar portierin Muslera, i cili nuk e arriti dot, për të barazuar shifrat.

Ky është goli i dytë i Çekiçit për këtë sezon me Koniasporin në 5 ndeshje të luajtura për të.

Gjithashtu ai iu afrua drejt një supergoli tjetër në minutën e 24’, por u ndal vetëm nga traversa.

Në minutën e 26’, mesfushori doli i dëmtuar nga fusha e lojës, duke shqetësuar akoma dhe më shumë Edi Rejan, katër ditë para grumbullimit me Kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco