Ibrahimovic: Të ndaloj? Kur të shoh një lojtar më të fortë se unë, do ta bëj

Ibrahimovic: Të ndaloj? Kur të shoh një lojtar më të fortë se unë, do ta bëj

11:55, 14/09/2022

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pas një muaji do të mbushë 41 vjeç, por sulmuesi suedez nuk e ka në plan të tërhiqet nga futbolli.

Ibra iu nënshtrua një operacioni në ligamentet e gjurit në maj, megjithatë, në korrik rinovoi kontratën edhe për një vit me kuqezinjtë.

Edhe pse u përfol se do t'i japë fund karrierës, Zlatan pretendon se do të rikthehet në janar.

“Do të kthehem së shpejti. Nuk do të tërhiqem, po kthehem dhe nuk dorëzohem. Nëse shoh një lojtar më të fortë se unë, do të ndalem. Por nuk e kam parë ende..." tha Zlatan për La Gazzetta dello Sport.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco