Champions/ Inter sfidon Viktoria Plzen në Çeki, një shqiptar pjesë e arbitrimit

Champions/ Inter sfidon Viktoria Plzen në Çeki, një shqiptar pjesë e arbitrimit

14:00, 11/09/2022

Interi do ta luaj në transfertë ndeshjen e dytë në Champions League. Zikaltërit do të udhëtojnë drejt Çekisë, ku do të sfidojë Viktoria Plzen, pasditen e së martës, në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Skuadra e Simone Inzagit u mposht ndeshjen e parë në stadiumin “Giuseppe Meazza” nga Bayern Munich me rezultatin 0-2, dhe do të kërkojnë që të ringrihen menjëherë që në takimin kundër ekipit çek.

Image

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se cilët do të drejtojnë këtë duel të rëndësishëm.

Do të jenë gjashtë arbitra nga Zvicra, kryesor do të jetë Sandro Sharer, i mbështetur nga dy asistentët, Bekim Zogaj, i cili është me origjinë shqiptare dhe Jonas Erni.

Arbitër i katërt do të jetë Lukas Fahndrish. Në VAR pritet të jetë Fedaji San dhe në AVAR, Lionel Tshudi.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco