VIDEO/ Chiellini befason në MLS, asiston nga 50 metra për shokun e skuadrës

VIDEO/ Chiellini befason në MLS, asiston nga 50 metra për shokun e skuadrës

12:47, 11/09/2022

Një shfaqje e denjë për një regjisor të madh. Gjatë mbrëmjes, Giorgio Chiellini u bë protagonist i një magjie në ndeshjen mes Dallas FC dhe Los Angeles FC (2-1) . Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit dhe i kombëtares italiane shërbeu mjaft mirë për shokun e skuadrës për t’i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, teksa rezultati ishte 0-0, por me Los Angeles FC me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Hollingshead në minutën 13', Chiellini asistoi nga 50 metrapër Arango. Një vertikalizimi perfekt që e vuri shokun e skuadrës në pozicionin për të tundur rrjetën dhe për të shënuar golin për 1-0.

Në pjesën e dytë, dhe pikërisht në tre minuta, u erdhi dhe përmbysja e Dallasme një dygolësh nga Ferreira në minutat 78-81. Hyrja e Bale në minutën e 59-të në vend të Carlos Vela nuk e ndihmoi Los Angeles të merrnin një rezultat pozitiv.

Los Angeles mbetet në krye të renditjes së sezonit të rregullt të Konferencës Perëndimore me 60 pikë, nëntë më shumë se Austin.

Për Chiellinin, nga ana tjetër, ishte asistimi i parë (aktualisht pa gol) në MLS që kur zbarkoi në Shtetet e Bashkuara: ish-mbrojtësi i Juventusit deri më tani ka regjistruar tetë paraqitje me fanellën e klubit të tij të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco