VIDEO/ Gabimi i De Ligt dënon Bayernin, holandezI shkaktoi penalltinë vendimtare në fund

VIDEO/ Gabimi i De Ligt dënon Bayernin, holandezI shkaktoi penalltinë vendimtare në fund

10:28, 11/09/2022

Bayerni Munich u ndal në barazim 2-2 në sfidën ndaj Stuttgardit në stadiumin “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Bundesligës gjermane.

Bavarezët kaluan në avantazh me anë të Matis Tel në minutën e 36′,  por në minutën e 57′, Fuhrik vendosi baraspeshën.

Bayern kaloi sërish në avantazh me anë të Musiala-s në minutën e 60′, teksa barazimi për miqtë erdhi në minutën e 90+1′ me penallti nga Guirasi.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte ish-mbrojtësi i Juventusit, Matthais De Ligt, i cili nuk e ka harruar “zakonin e vjetër”, teksa ka shkaktuar penallti, duke i hequr fitoren Bayern Munich në sekondat finale të ndeshjes.

Holandezi ka shkelur lojtarin e Stuttgardit dhe më pas nëpërmjet ndihmës së teknologjisë VAR ka bërë të mundur që De Ligt të ndëshkohej me karton të verdhë dhe të jepej një penallti në favor të miqve, të cilët barazuan shifrat në 2-2.

Kjo ndalesë, e mban sërish Bayernin në vendin e parë të renditjes me 12 pikë të grumbulluara, duke marrë barazimin e tretë radhazi në kampionat, respektivisht ndaj Borussia Munchengladbach, Union Berlinit dhe së fundmi kundër Stuttgardit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco