Superiore/ Sot, luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt

Superiore/ Sot, luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt

09:51, 11/09/2022

Kategoria Superiore do të mbyllë ditën e sotme javën e katërt me dy sfida interesante.

Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Bylis.

Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit.

Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni.

Të kuqtë e Xhovani Kolelës synojnë fitoren e katërt radhazi dhe kërkojnë të ruajnë këtë ecuri të rezultateve pozitive në këtë start të kampionatit, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit e kanë nisur sezonin me rezultate pozitive dhe sot ndaj “demave” të kryeqytetit kanë një provë force.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco