Kur roveshata shkon keq: Në vend të topit, lojtari më i mirë i Milanit tund kokën e rivalit të tij

Kur roveshata shkon keq: Në vend të topit, lojtari më i mirë i Milanit tund kokën e rivalit të tij

09:23, 11/09/2022

Lojtari më i mirë i Milanit dhe lojtari i sezonit në Serie A, Rafael Leao, ka marrë karton të kuq në ndeshjen kundër Sampdorias në javën e gjashtë të sezonit të ri.

Leao, i cili me lojërat mbresëlënëse sezonin e kaluar i solli titullin Milanit pas 12 vitesh pritje, po luan mirë edhe këtë vit. Megjithatë, sulmuesi portugez do të dëshirojë ta harrojë sa më parë duelin e mbrëmjes sw djeshme, tw cilin kuqezinjtë e fituan me rezultatin 1-2.

Sulmuesi i Milanit tentoi të shënonte një gol me roveshatë në fillimin e pjesës së dytë. Ai reagoi në mënyrë akrobatike ndaj një krosi nga e djathta dhe tentoi të shënonte një gol spektakolar.

 

 

Megjithatë, në vend të golit dhe rrjetës kundërshtare, ai tundi kokën e lojtarit kundërshtar. Alex Ferrari u godit fort nw kokw, dhe Leao u përjashtua.

Nëse tifozët e Milanit mund të falin ndonjë lojtar për këtë lëvizje, është padyshim Leao për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse që kur iu bashkua klubit.

Gjithashtu, ai reagoi në stilin e një sulmuesi të vërtetë që donte të shënonte një gol të bukur, por lëvizja shkoi keq. Portugezi nuk u ankua për përjashtimin dhe vrapoi për të ndihmuar lojtarin fatkeq të Sampdorias.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco