Barcelona triumfoi mes panikut, portieri i Cadizit i shpëtoi heroikisht jetën një tifozi

Barcelona triumfoi mes panikut, portieri i Cadizit i shpëtoi heroikisht jetën një tifozi

09:07, 11/09/2022

Ndeshja mes Cadiz-it dhe Barcelonës përfundoi me rezultat 0-4 në kuadër të javës së pestë të La Liga-s dhe u ndoq me vëmendje të veçantë për shkak të ndërprerjes pasi një tifoz pësoi atak kardiak.

Nuk pati gola në pjesën e parë të ndeshjes. Megjithatë, Frenkie de Jong dhe Robert Lewadnowski shënuan për t'i dhënë Barcelonës një epërsi të sigurt.

Dukej se po prisnin vetëm fundin e ndeshjes, por më pas pamë skena të padëshiruara në tribuna. Në minutën e 81-të, një tifoz u sëmur në tribunë dhe rezultoi të ishte një atak kardiak.

Arbitri Carlos del Cerro Grande e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe ndërprerja zgjati 50 minuta. Kaq kohë iu desh ekipit mjekësor për të marrë një kontakt pozitiv nga tifozi për ta transferuar në spital.

Pasi bënë më të mirën, tifozi dha shenja jete dhe u vlerësua se transporti për në spital ishte i mundur. Heroi më i madh i ditës është portieri i Cadizit, Conan Ledesma, i cili vrapoi nëpër fushë për të sjellë një defibrilator dhe për ta hedhur në duart e mjekëve në tribunë.

Ndeshja rifilloi pas 50 minutash dhe në fund mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë. Ansa Fati dhe Ousmane Dembele shënuan për rezultatin final 0-4.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco