'Poker' ndaj Celta Vigos, Atletico Madrid rikthehet te triumfi në La Liga

'Poker' ndaj Celta Vigos, Atletico Madrid rikthehet te triumfi në La Liga

23:05, 10/09/2022

Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, ndërsa ka bindur me rezultatin 4-1 në përballjen e javës së pestë të La Ligas-s ndaj Celta Vigos.

Ekipi i Diego Simeones dominoi të gjithë sfidën, ndërsa zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9’, me Correa që pas një asisti nga de Paul gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të “colchoneros”.

Tifozët në “Metropolitano Stadium” do t’i gëzoheshin një tjetër goli vetëm 5 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë, pra në minutën e 50’, me de Paul, që ishte protagonist i padiskutuar i këtij takimi. Ndërsa Carrasco do të realizonte tripletë për ekipin e “colchoneros” në minutën e 66’.

Celta Vigo, nga ana tjetër tentoi të kundërpërgjigjej në disa raste, por ekipi i Coudet mundi të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm një herë, me Veiga që shënoi në minutën e 71’.

Megjithatë, fati i takimit u vulos në minutën e 83’, me një autogol të Nunez, që i dhuroi “poker” ekipit të Simeones.

Pas javës së pestë të La Liga-s Atletico Madrid ngjitet në vend të katërt me 10 pikë, teksa Celta Vigo rrëzohet në vend të 10-të me 7 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco